Moduli: KEDNJ
Me datë 20, 21, 27, 28 janar, 18 shkurt 17, 25 mars 28, 29 prill dhe 05 maj 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik në 10 sesione nga moduli: “ KEDNJ ” në kuadër të kurikulës “ Rendi Juridik Kombëtar Dhe Ndërkombëtar”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës, z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, znj. Habibe Salihu, Prokurore në Prokurorinë Speciale.
Nga ky modul janë trajtuar: Roli dhe rëndësia e këshillit të Evropës, gjykata evropiane e të drejtave të njeriut dhe konventa evropiane për të drejtat e njeriut, neni 2 e drejta për jetë, neni 5 e drejta për liri dhe siguri, neni 6 e drejta për një proces të rregullt, garancitë procedurale në rastet e heqjes së lirisë, neni 8 e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare, neni 10 – liria e shprehjes, konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore-mbrojtja e gazetarëve dhe sinjalizuesve.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të shtetit të sapoemëruar.
Postuar më: 13-05-2025