blog-post

Postuar më: 04-07-2024

Moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur, sesioni i parë- Struktura e Kodit të Drejtësisë, Parimet e Drejtësisë për të mitur llojet e masave dhe dënimeve ndaj të miturve

Më 04 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnuesit z. Shpëtim Peci, Prokuror në Prokurorin Themelore në Mitrovicë.

Gjatë realizimit të këtij sesioni janë duke u trajtuar; parimet udhëzuese, përkufizimet që përdoren në KDM, masat dhe dënimet e zbatueshme ndaj të miturve, zgjedhja e masave dhe dënimeve të zbatueshme dhe roli i shërbimit s provues.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :