blog-post

Postuar më: 08-10-2024

Moduli: Krimi kibernetik,

Me 07 dhe 08 tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik dy sesione nga moduli “Krimi kibernetik” në kuadër të kurikulës “Kodi Penal i Republikës së Kosovës”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Nga ky modul janë trajtuar: Shoqëria e Informacionit dhe Krimi Kibernetik, provat elektronike, procedurat e veçanta në trajtim të krimeve kibernetike, dhe bashkëpunimi ndërkombëtarë.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

  • gallery

Shpërndaje :