blog-post

Postuar më: 24-07-2026

Moduli: Ligji për kundërvajtje

21-24 korrik 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së pesëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik katër sesione nga moduli “ Ligji për kundërvajtje” në kuadër të kurikulës “ Legjislacioni dhe Shkathtësitë Plotësuese”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Ramiz Kuqi, trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Nga ky modul janë trajtuar:

  • Veprat e kundërvajtjes,
  • Procedura e kundërvajtjes dhe aktgjykimi mbi kundërvajtje,
  • Organet për paraqitje të kërkesës për zhvillimin e procedurës së kundërvajtjes,
  • Aktgjykimet aktvendimet dhe mjetet juridike,
  • Fillimi dhe zhvillimi i procedurës së kundërvajtjes.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapo emëruar gjenerata e XIV, 2025/2026.

Shpërndaje :