blog-post

Postuar më: 12-09-2025

Moduli: Ndërmjetësimi në çështje civile

Me 09-12 shtator 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së trembëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik dy sesione nga moduli “ Ndërmjetësimi në çështje civile” në kuadër të kurikulës “ Legjislacioni dhe Shkathtësitë Plotësuese”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Ramiz Kuqi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Nga ky modul janë trajtuar: Marrëveshja e ndërmjetësimi, ndërmjetësimi si mënyrë alternative e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.

Shpërndaje :