Moduli: Procedura Jokontestimore
Me 28, 29 maj 01-05 qershor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së katërmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik 8 sesione nga moduli “ Procedura jokontestimore ” në kuadër të kurikulës “ E Drejta Civile, Administrative dhe Ekonomike ”.
Trajnues të këtij moduli: znj. Drita Rexhaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit.
Nga ky modul janë trajtuar: Dispozitat e përgjithshme të ligjit të procedurës jokontestimore, rregullimi i gjendjeve personale dhe familjare, rregullimi i marrëdhënieve pasurore, administrimi dhe shfrytëzimi i sendit të përbashkët, hartimi i vendimit në procedurën jokontestimore dhe mjetet juridike, procedura jokontestimore dhe shqyrtimet e përgjithshme, heqja dhe kthimi i zotësisë për të vepruar, shpallja e zhdukjes ose e vdekjes së një personi dhe të provuarit e vdekjes.
Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapoemëruar, 2025/2026.

Postuar më: 15-06-2026