blog-post

Postuar më: 03-07-2026

Moduli: Procedura përmbarimore

Nga data 26-30 qershor 01-03 korrik 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së katërmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik gjashtë sesione nga moduli “Procedura përmbarimore” në kuadër të kurikulës “ E Drejta Civile Administrative dhe Ekonomike”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Adnan Konushevci, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Nga ky modul janë trajtuar:

  • Fillimi i procedurës së përmbarimit
  • Bazat juridike për përcaktimin e përmbarimit
  • Mjetet e objektit dhe zbatimi i përmbarimit
  • Mjetet juridike në procedurën përmbarimore
  • Kthimi i punëtorit në punë dhe procedura e marrjes së dorëzimit të fëmiut,
  • Përmbarimi përmes llogarive bankare-unifikimi i akteve,
  • Procedura e përmbarimit në bazë dokumentit përmbarues-kontrata për hipotekën.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapo emëruar gjenerata e XIV, 2025/2026.

Shpërndaje :