
Moduli: Procedura sipas mjeteve juridike
Më 02, 04, 07 korrik 2025, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e trembëdhjetë është realizuar trajnimi teorik tre sesione nga moduli: “ Procedura sipas mjeteve juridike” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, Gjyqtar në Gjykatën e Supreme.
Nga ky modul janë trajtuar: Mjetet e rregullta juridike, bazat ankimore për ushtrimin e ankesës dhe mjetet e jashtëzakonshme.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike po ashtu në kuadër të modulit është zhvilluar edhe Simulimi gjyqësor në ambientet e Gjykatës.
Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.
Postuar më: 07-07-2025