Moduli: Procedurat alternative
Më 27, 28 janar 2026, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e katërmbëdhjetë është realizuar trajnimi teorik dy sesione nga moduli “ Procedurat alternative ” në kuadër të kurikulës “Kodi i Procedurës Penale”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Kujtim Munishi, Prokuror në Prokurorin e Apelit.
Nga ky modul janë trajtuar: Diversioni dhe ndërmjetësimi dhe marrëveshja për pranimin e fajësisë.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapo emëruar, 2025/2026.

Postuar më: 28-01-2026