Moduli: Rregullat e komunikimit
Me 27 dhe 28 janar 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik dy sesione nga moduli “ Rregullat e komunikimit” në kuadër të kurikulës “Shkathtësitë personale dhe ndërpersonale”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Fatmir Çollakaj, Profesor në AAB.
Nga ky modul janë trajtuar: Komunikimi dhe rregullat bazë të komunikimit.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të shtetit të sapoemëruar.
Postuar më: 28-01-2025