Moduli: Rregullat e komunikimit
Më 22, 23 prill 2025, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e trembëdhjetë), është realizuar trajnimin teorik nga moduli “Rregullat e komunikimit”, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Çollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Temat që u trajtuan në këtë modul janë: Rregullat e brendshme të komunikimit dhe bazat dhe llojet e komunikimit.
Metodologjia e trajnimit - metoda interaktive e bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.
Postuar më: 28-04-2025