blog-post

Postuar më: 11-09-2025

Neni 5 i KEDNJ

Më 11 Shator 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Neni 5 i KEDNJ”.

Trajnues të angazhuar janë: znj. Valdete Daka, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës dhe z. Hajredin Kuqi, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për standardet dhe praktikën e GJEDNJ-së përkitazi me të Drejtën për Liri dhe Siguri.

Metodologjia e trajnimit është përmes metodave të ligjërimit teorik, praktik dhe të kombinuar. Përmes kësaj metode synohet që pjesëmarrësi të përfshihet aktivisht në çdo çështje dhe në këtë mënyrë edhe do t’i forcojë njohuritë që posedon por edhe do të marr njohuri të reja në fusha të caktuara.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli Themelor.

Shpërndaje :