
Njohuritë Financiare
Më 10 Tetor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Njohuritë Financiare”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në Gjykatën Komerciale dhe z. Fisnik Nuli, gjyqtar në Gjykatën Komerciale
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është të pajisë pjesëmarrësit me njohuri themelore dhe të avancuara në fushën e financave, duke u mundësuar atyre të kuptojnë dhe analizojnë pasqyrat financiare, të menaxhojnë më mirë resurset financiare të një biznesi dhe të marrin vendime të informuara në lidhje me çështjet financiare dhe komerciale.
Metodologjia do të ketë interaktivitet dhe do të përfshihen shpjegime teorike dhe praktike, të përcjella me shembuj konkret, ku të gjithë pjesëmarrësit do të jenë aktiv dhe do të përfshihen në diskutime dhe ushtrime. Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional nga gjykata Komerciale.
Postuar më: 10-10-2025