Hetimi dhe gjykimi i veprave penale në fushën e prokurimit publik
Më 23 Tetor 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës së Shqipërisë janë duke realizuar trajnimin me temë “Hetimi dhe gjykimi i veprave penale në fushën e prokurimit publike”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Shqipdon Fazliu – Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Reida Kashta – Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik, Shqipëri, z. Ylli Pjetërnikaj – Pedagog i Brendshëm, Shkolla e Magjistraturës e Shqipërisë. Në fjalën hyrëse të trajnimit ishin: z. Enver Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë dhe z. Arben Rakipi, Drejtor nga Shkolla e magjistraturës së Shqipërisë. Të cilët në fjalën e tyre përshëndetëse, theksuan se qëllimi kryesor i këtë trajnimi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, me synim rritjen e efikasitetit në parandalimin, hetimin dhe gjykimin e korrupsionit, si dhe të abuzimeve në fushën e prokurimit publik. Gjatë trajnimit nga trajnuesit u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit, të përcjella me shembuj praktik dhe diskutime të përbashkëta, në mënyrë që secili nga pjesëmarrësit të jetë aktiv gjatë gjithë kohës.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtar dhe prokuror nga niveli themelor, prokuror nga Prokuroria Speciale Republikës së Kosovës. Ndërsa nga Shkolla e Magjistraturës të Shqipërisë kanë marrë pjesë Gjyqtarë, Prokuror, Këshilltari për çështje të Integrimit si dhe Drejtori i Agjencisë së Prokurimit Publik nga Shqipëria.

Postuar më: 23-10-2026