
Procedura e Falimentimit
Më 05-07 Mars 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Procedura e Falimentimit”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në ngritjen e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve komercial në fushën specifike të falimentimit me qëllim të krijimit të një praktike gjyqësore të avancuar dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues: Gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës Komerciale.
Postuar më: 06-03-2025