blog-post

Postuar më: 04-06-2024

Procedura kontestimore

Më me date 04 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë ne bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor ne fushën civile me temë “Procedura kontestimore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Rrustem Thaçi dhe z. Zenel Leku, gjyqtar ne Gjykatën Supreme te Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me padinë, llojet e padisë, si behet ndryshimin e padise, shqyrtimin paraprak i padisë, kompetenca, palët dhe përfaqësimi, prezumimet procedurale lidhur me objektin e kontestit, aktgjykimi dhe llojet e aktgjykimit.

Metodologjia e trajnimit eshte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat e Kosovës divizioni Civil, zyrtar nga Agjensioni për ndihme juridike falas dhe zyrtar nga OJQ.

Shpërndaje :