Procedura kontestimore
Me date 10 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë ne bashkepunim me EULEX, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme jane duke realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor ne fushën civile me temë “Procedura kontestimore”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Rrustem Thaçi dhe z. Zenel Leku, gjyqtar ne Gjykatën Supreme te Kosovës. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me padinë, llojet e padisë, si behet ndryshimi i padisë, shqyrtimi paraprak i padisë, kompetenca, palët dhe përfaqësimi, prezumimet procedurale lidhur me objektin e kontestit, aktgjykimi dhe llojet e aktgjykimit. Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga gjykatat e Kosovës - divizioni civil.
Postuar më: 10-09-2024