Procedura Kontestimore
Me datë 03 dhjetor 2025 , Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjorë në fushën civile, me temë: “Procedura Kontestimore”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Rrustem Thaçi dhe z. Zenel Leku, gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me padinë, llojet e padisë, si behet ndryshimin e padisë, shqyrtimi paraprak i padisë, kompetenca, palët dhe përfaqësimi, prezumimet procedurale lidhur me objektin e kontestit, aktgjykimi dhe llojet e aktgjykimit.
Metodologjia e zbatuar gjatë trajnimit ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjorë nga gjitha gjykatat e Kosovës të divizionit Civil, zyrtarë nga Agjensioni për Ndihmë Juridike Falas dhe zyrtarë nga OJQ.

Postuar më: 03-12-2025