blog-post

Postuar më: 12-09-2024

Procedura Përmbarimore dhe ndërmjetësimi

Më datë 12 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë ne bashkëpunim me EULEX, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor ne fushën civile me temë “Procedura Përmbarimore dhe ndërmjetësimi”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Faton Ademi dhe z. Arsim Hamzaj, gjyqtar ne Gjykatën e Apelit. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Procedurën Përmbarimore, ekzekutimin e propozimit për përmbarim, vendimmarrjen, titujt përmbarimor dhe shkaqet e prapësimit. Ndërmjetësimi Rolin e gjykatës dhe ndërmjetësuesit ne procedurën e ndërmjetësimit. Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat e Kosovës divizioni Civil.

Shpërndaje :