blog-post

Postuar më: 25-02-2025

Sekuestrimi dhe konfiskimi

Më 25-26 Shkurt 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Sekuestrimi dhe konfiskimi”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe z. Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kodin Penal te Republikës së Kosovës (në vitin 2019) dhe Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës (shkurt 2023), si ligje të reja, kanë hyrë në fuqi në periudha kohore të ndryshme dhe që kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën e sekuestrimit/konfiskimit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarët dhe prokurorët.

Shpërndaje :