blog-post

Postuar më: 27-03-2024

Sekuestrimi dhe Konfiskimi i pasurisë

Më 27-28 Mars 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën me temë “Sekuestrimi dhe Konfiskimi i pasurisë”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. John Hanley, Këshilltar Ligjor Rezident në Ambasadën e SHBA-se në Kosovë, z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe z. Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kodin Penal te Republikës së Kosovës (në vitin 2019) dhe Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës (shkurt 2023), si ligje të reja, kanë hyrë në fuqi në periudha kohore të ndryshme dhe që kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën e sekuestrimit/konfiskimit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: Gjyqtarët, Prokurorët, bashkëpunëtor profesional, Drejtori dhe zyrtar nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara.

Shpërndaje :