
Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore
Më date 24 prill 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimi me temë “Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore”. Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me teknikat e hulumtimit ligjor, shkrim dhe arsyetimi ligjor si parakushte për ngritjen e cilësisë dhe efikasitetit në zbatimin e kompetencave gjyqësore për trajtuar me kohë dhe në mënyrë profesionale çështjet e ngritura.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor, udhëheqëse e njësisë ligjore dhe sekretar juridik.
Postuar më: 24-04-2025