blog-post

Postuar më: 29-04-2025

Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore

Më date 28 prill 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimi me temë “Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me teknikat e hulumtimit ligjor, shkrim dhe arsyetimi ligjor si parakushte për ngritjen e cilësisë dhe efikasitetit në zbatimin e kompetencave gjyqësore për trajtuar me kohë dhe në mënyrë profesionale çështjet e ngritura.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykata e Apelit, Gjykata Komerciale dhe Gjykatat Themelore.

  • gallery

Shpërndaje :