blog-post

Postuar më: 07-06-2024

Shkathtësitë në komunikim

Më 07 Qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Shkathtësitë në komunikim”.

Trajnuese e angazhuar është: Znj. Anita Kosumi, HR eksperte.

Fokusi i këtij trajnimi është tek shkathtësitë në të shkruar dhe në të folur, gjuha jo-verbale, mesazhet kyçe, konfidenca, empatia, shkathtësitë në raste krizash, në rastet kur iu mungon informacioni apo kur publikohet dezinformata etj.

Metodologjia e trajnimit është e kombbinuar me shpjegime teorike, diskutime interaktive dhe ushtrime në grupe.

Përfitues të këtij trajnimi janë: zyrtarët për informim dhe monitorim të mediave, në gjykata dhe prokurori.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :