Veprat penale kundër mjedisit
Më 07 Nëntor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Veprat penale kundër mjedisit”.
Qëllimi i këtij trajnimi është të rrisë njohuritë dhe aftësitë profesionale të pjesëmarrësve në identifikimin, parandalimin dhe ndëshkimin e veprave penale që lidhen me krimin mjedisor, krimin kundër natyrës dhe krimin kundër pyjeve në Republikën e Kosovës. Përmes këtij trajnimi synohet të thellohet kuptimi mbi kornizën ligjore që rregullon mbrojtjen e mjedisit, të forcohet zbatimi i ligjit në praktikë dhe të nxiset bashkëpunimi ndërinstitucional në luftimin e veprimeve që dëmtojnë mjedisin, pyjet dhe natyrën. Në këtë mënyrë, kontribuohet në mbrojtjen e së drejtës së qytetarëve për një mjedis të pastër, të sigurt dhe të qëndrueshëm.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive që kanë të bëjnë me veprat penale kundër mjedisit.
Përfitues janë: Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli themelor, hetues policor, dhe bashkëpunëtor profesional.

Postuar më: 07-11-2025