Akademia e Drejtësisë merr pjesë në Konferencën e Kapitullit Evropian të IARMJ-së në Paris
7 deri më 9 tetor 2026 – Me ftesë dhe mbështetje të Përfaqësisë së UNHCR-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Zyra në Kosovë, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu, znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës, dhe z. Rexhep Gashi, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Kosovës, po marrin pjesë në Konferencën e Kapitullit Evropian të Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve të Refugjatëve dhe Migracionit (IARMJ), e cila po mbahet në Paris dhe Montreuil, Francë. Konferenca, e titulluar „Gjykimi i Azilit dhe Imigrimit në një Epokë të Re: Ndërmjet Politikës dhe Sundimit të Ligjit“, bën bashkë gjyqtarë dhe ekspertë ligjorë nga mbarë Evropa për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në ligjin e azilit dhe migracionit, standardet gjyqësore evropiane dhe praktikën gjyqësore relevante të gjykatave evropiane. Konferenca ofron gjithashtu një mundësi për të shkëmbyer përvoja gjyqësore, për të fuqizuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të eksploruar zhvillimet e rëndësishme për trajnimin gjyqësor në Kosovë

Postuar më: 08-10-2026