Akademia e Drejtësisë merr pjesë në Konferencën Përmbyllëse të Këshillit të Evropës për Programin “Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”
Tiranë, 7 Tetor 2026 – Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera të drejtësisë së Republikës së Kosovës, mori pjesë në konferencën përmbyllëse rajonale të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, e cila u mbajt në Tiranë, Shqipëri. Konferenca shënoi një dekadë partneriteti dhe progresi në mbështetjen e reformave në mbarë rajonin, veçanërisht në fuqizimin e shtetit të së drejtës, promovimin e të drejtave të njeriut dhe avancimin e standardeve evropiane. Gjatë konferencës, Drejtori Ekzekutiv Fejzullahu ndau reflektimet e tij mbi arritjet dhe ndikimin e "Horizontal Facility", duke vënë në dukje ekspertizën e vlefshme profesionale të Këshillit të Evropës, angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të drejtësisë. Ai theksoi veçanërisht rëndësinë e këtij partneriteti në ndihmën që i ka dhënë Akademisë së Drejtësisë për të integruar standardet evropiane në trajnimin gjyqësor, në praktikën e përditshme profesionale dhe në kulturën institucionale.
- Fejzullahu nënvizoi se vlera e vërtetë e këtij bashkëpunimi shkon përtej aktiviteteve individuale të trajnimit, duke kontribuar në kapacitete profesionale të qëndrueshme dhe në një përkushtim më të fortë ndaj të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Akademia e Drejtësisë vlerëson lart partneritetin e saj afatgjatë me Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, si dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme në rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë.

Postuar më: 07-10-2026