Akademia e Drejtësisë mirëpret Raportin e Progresit për Kosovën
Akademia e Drejtësisë mirëpret Raportin e Progresit për Kosovën
Akademia e Drejtësisë mirëpret publikimin dhe rekomandimet e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2025 dhe vlerësimet pozitive për përkushtimin e Akademisë së Drejtësisë në forcimin e kapacitetet profesionale të përfituesve të saj.
BE ndër vite përmes raportit ka vlerësuar zhvillimet në fushën e trajnimeve fillestare dhe të vazhdueshme për gjyqtarë, prokurorë dhe stafin mbështetës të sistemit të drejtësisë, ka evidentuar arritjet në rritjen e cilësisë së programeve të trajnimit, forcimin e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e metodologjisë bashkëkohore të mësimdhënies.
Gjatë periudhës raportuese raporti thekson se programet trajnuese për gjyqtarët dhe prokurorët janë pjesërisht në përputhje me acquis të BE-së dhe standardet e Këshillit të Evropës.
Raporti si zhvillim pozitiv thekson hartimin e kurrikules trajnuese për Drejtësinë për Fëmijë që synon ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve në sistemin e drejtësisë për fëmijë në çështjet penale dhe civile. Akademia e Drejtësisë çmon lartë vlerësimin e raportit të publikuar dhe shprehë përkushtimin e saj që edhe gjatë viteve në vijim të avancojnë standardet profesionale dhe përmes programeve trajnuese të kontribuoj në forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Postuar më: 10-11-2025