Praktikat gjyqësore në vend dhe Evropë në fushën e shtetësisë dhe rreziku nga pa-shtetësia
Më 10 Nëntor 2025, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim UNHCR/CRPK, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Praktikat gjyqësore në vend dhe Evropë në fushën e shtetësisë dhe rreziku nga pa-shtetësia”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe Mentor Seferi, Koordinator në CRPK-së / Partner i UNHCR.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të gjyqtarëve mbi çështjet aktuale të pashtetësisë në vend dhe zhvillimet aktuale në doktrinën ligjore ndërkombëtare si dhe shembuj të praktikave të mira dhe zgjidhjet e mundshme.
Metodologjia e trajnimit të adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm teorik dhe shembujve praktik duke pas në fokus ato çështje që janë paraqitur në praktikë. Trajnimi do të jetë i koncipuar në atë mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit përmes diskutimeve të tyre të mund të kontribuojnë në suksesin e tij.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtaret nga departamenti Administrativ.

Postuar më: 10-11-2025