blog-post

Postuar më: 27-07-2026

Akademia e Drejtësisë priti në takim Programin e Zhvillimit të së Drejtës Tregtare

Më 27 korrik 2026, Akademia e Drejtësisë priti në takim përfaqësuesit e Programit për Zhvillimin e së Drejtës Tregtare (Commercial Law Development Program – CLDP), program i Zyrës së Këshilltarit të Përgjithshëm në Departamentin e Tregtisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili në Kosovë zbatohet në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Takimi u udhëhoq nga Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu. Në përbërje të delegacionit të CLDP-së morën pjesë z. Levi Latoz Specialist i Programit Ndërkombëtar në Programin e Zhvillimit të së Drejtës Tregtare, Zmarak Khan, Zëvendës Shef i Zyrës së Këshilltarit të Përgjithshëm në Departamentin e Tregtisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Cristen Bauer Drejtoreshë për punë të jashtme Instituti i Arbitrave të Akredituar, z. Matthew Drossos parnter i Whitecase, si dhe znj. Laura Bajrushi, Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Nga Akademia e Drejtësisë, përveç Drejtorit Ekzekutiv, morën pjesë edhe znj. Melihate Rama Udhëheqëse e Divizionit për Trajnime të Vazhdueshme, znj. Luljetë Hetemi Udhëheqëse e Divizionit për Hulumtime dhe Publikime, si dhe znj. Isabelle Sistino, praktikante në Akademinë e Drejtësisë nga Fakulteti i Drejtësisë William and Mary.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për institucionalizimin e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Drejtësisë dhe CLDP-së, me fokus në zhvillimin e programeve të specializuara të trajnimit për gjyqtarët, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e kurrikulës së trajnimit për Gjykatën Komerciale, veçanërisht në fushën e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve (ADR).

Akademia e Drejtësisë shprehu mirënjohjen e saj ndaj CLDP-së, Departamentit të Tregtisë të SHBA-së dhe Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ky bashkëpunim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të gjyqësorit dhe në avancimin e reformave në fushën e së drejtës komerciale, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Shpërndaje :