blog-post

Postuar më: 13-10-2026

Aktakuza

Më 13 tetor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Aktakuza”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme, dhe z. Valdet Gashi, zëvendëskryeprokuror në Prokurorinë Speciale. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me hartimin e aktakuzës në përputhje me kërkesat ligjore, kontrollin gjyqësor të saj, si dhe zbatimin e drejtë të procedurave për ndryshimin dhe zgjerimin e aktakuzës gjatë shqyrtimit gjyqësor, duke garantuar respektimin e parimit të ligjshmërisë dhe të drejtave të të pandehurit. Metodologjia e trajnimit është e kombinuar dhe përfshin shpjegime teorike, diskutime interaktive dhe trajtimin e rasteve praktike. Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët dhe prokurorët nga niveli themelore.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :