blog-post

Postuar më: 29-09-2025

Aktivitetet për vlerësimin e ndikimit në praktikë të trajnimeve për dhunën në familje dhe dhunës ndaj grave

Akademia e Drejtësisë, me mbështetjen e projektit të Këshillit të Evropës "Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit" është angazhuar në vlerësimin e trajnimeve të realizuara për dhunën në familje gjatë periudhës 2024-2025 dhe ndikimin e tyre në praktikë.

Përmes këtij vlerësimi pritet të kuptohet, sa e kanë mbështetur trajnimet punën praktike të gjyqtarëve dhe prokurorëve që punojnë me rastet e dhunës në familje dhe të identifikohen nevojat për përmirësime të mëtejshme të moduleve të trajnimeve.

Në këtë kuadër gjatë muajit shtator është dërguar një pyetësor në platformën online që siguron anonimitetin tek vijuesit e trajnimeve dhe njëkohësisht janë realizuar edhe takime dhe intervista me akterë relevantë si kryetar të gjykatave, kryeprokuror, gjyqtarë mbikëqyrës, koordinatorë të dhunës në familje ndërkaq me datën 24 shtator 2025 edhe takimi i përbashkët me grupin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që merren me hetimin dhe gjykimin e rasteve të dhunës në familje.

Nga aktivitetet e lartë përmendura do të mblidhen të dhënat dhe do të hartohet raporti final i cili pritet së largu në gjysmën e dytë të muajit nëntor 2025.

Shpërndaje :