Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në procedurën e konfliktit administrativ
Më 06 Qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me CRPK/UNHCR, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në procedurën e konfliktit administrativ”.
Trajnues të angazhuar janë: Znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe Mr.sc. Islam Sllamniku, Trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është trajtimi i çështjeve të mos arsyetimit adekuat ligjor të vendimeve që nxjerrën në procedurën e konfliktit administrativ.
Metodologjia e trajnimit është diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata Komerciale, nga Gjykatat Themelore si dhe bashkëpunëtorë profesional.
Postuar më: 06-06-2024