blog-post

Postuar më: 28-10-2026

Liria e Shprehjes - Shpifja dhe Mbrojtja e Reputacionit

Më 28 Tetor 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës Projekti – PRO-FREX, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Liria e Shprehjes - Shpifja dhe Mbrojtja e Reputacionit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Habibe Salihu, Prokurore në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, znj. Flutra Kusari, eksperte nga Këshilli i Evropës.

Trajnimi ka për qëllim avancimin e njohurive të pjesëmarrësve lidhur me standardet ligjore dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së mbi shpifjen dhe mbrojtjen e reputacionit.

Gjatë trajnimit u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit, të përcjella me shembuj praktik dhe diskutime të përbashkëta, në mënyrë që secili nga pjesëmarrësit të jetë aktiv gjatë gjithë kohës. Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokuror nga niveli themelor dhe përfaqësues nga IPK.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :