blog-post

Postuar më: 27-10-2026

E drejta familjare dhe trajtimi i rasteve të dhunës në familje

Më datë 27 tetor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtar ligjor në fushën civile, me temë: “E drejta Familjare dhe Dhuna në Familje”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Faton Ademi gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Valon Totaj, Kryetar i Gjykatës së Apelit. Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e aftësive profesionale të pjesëmarrësve me dispozitat ligjore lidhur me martesën, zgjidhjen e martesës, procedura e zgjidhjes së kontesteve martesore, masat e përkohshme, mjetet e goditjes në këto konteste, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore – familjare si dhe dhuna në familje - ndryshimet sipas Ligjit të ri. Metodologjia e zbatuar gjatë trajnimit ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorë profesional, zyrtar ligjor nga të gjitha gjykatat e Kosovës.

  • gallery

Shpërndaje :