blog-post

Postuar më: 25-09-2025

Artikulimi dhe mbështetja e aktakuzave/ vendimeve gjyqësore - shkrimi ligjor

Më 25-26 Shator 2025, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me OSBE në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Artikulimi dhe mbështetja e aktakuzave/ vendimeve gjyqësore - shkrimi ligjor”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është të ofrojë sqarime të detajuara për rëndësinë e shkrimit ligjor, tipareve që e bëjnë të qëndrueshëm, siç janë qartësia, saktësia, konciziteti dhe komponenti analitik. Metodologjia e trajnimit do të zhvillohet përmes diskutimit intetaktiv, trajtimi dhe prezantimi i rasteve nga praktika gjyqësore dhe punë në grupe.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe Prokurorët nga niveli Themelor.

Shpërndaje :