blog-post

Postuar më: 27-05-2025

Aspektet fundamentale të së Drejtës së BE-së

Më 27-28 Maj 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EIPA, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin online “Aspektet fundamentale të së Drejtës së BE-së”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Christiane Lamesch, Menaxhere, e Departamentit për Organizimin e Programeve dhe Dr. Carlos Santalo Goris, Ekspert i përhershëm në EIPA, Kandidat për Doktoraturë në Universitetin e Luksemburgut.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për rendin ligjor të BE-së me fokus të veçantë në raportet mes së Drejtës së BE-së dhe së Drejtës vendore, si dhe rolin e autoriteteve kombëtare për të siguruar përputhshmëri me standardet e BE-së.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes metodës interaktive të diskutimit dhe shtjellimit të rasteve.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Gjykatat Themelore si dhe gjyqtarë nga Moldavia.

Shpërndaje :