blog-post

Postuar më: 25-03-2025

Bashkëpunimi gjyqësor dhe i zbatuesve të ligjit në çështje penale

Më 25 Mars 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Bashkëpunimi gjyqësor dhe i zbatuesve të ligjit në çështje penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Hajredin Kuqi, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, z. Drini Grazhdani, ekspert.

Qëllimi i këtij trajnimi është zhvillimi i njohurive të pjesëmarrësve që vëmendje e veçantë t'i kushtohet shpjegimit të ndryshimit midis ndihmës së ndërsjellë juridike dhe njohjes reciproke.

Metodologjia e trajnimit është me shpjegime të pjesshme teorike dhe raste nga praktika gjyqësore; diskutime interaktive dhe analizë të rasteve gjyqësore.

Përfitues: gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor.

Shpërndaje :