blog-post

Postuar më: 18-06-2026

Bashkëpunimi gjyqësor dhe i zbatuesve të ligjit në çështje penale

Më 18 Qershor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Bashkëpunimi gjyqësor dhe i zbatuesve të ligjit në çështje penale”.

Trajnues të angazhuar: z. Gazmend Çitaku, Drejtor i Departamentit për BNJ në Ministrinë e Drejtësisë dhe z. Drini Grazhdani, Ekspert.

Trajnimi ka për qëllim avancimin e njohurive lidhur me të drejtën penale të Bashkimit Evropian, mekanizmat e bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, instrumentet kryesore ligjore të BE-së dhe rolin e gjyqtarëve e prokurorëve në zbatimin dhe interpretimin e tyre në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së.

Metodologjia e trajnimit: Kombinim i shpjegimit teorik dhe diskutimeve interaktive, si dhe prezantimit të rasteve praktike

Përfitues janë: gjyqtarë, prokurorë nga niveli themelor, bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

  • gallery

Shpërndaje :