blog-post

Postuar më: 15-09-2026

Bashkëpunimi Gjyqësor në Çështjet civile dhe Komerciale

Më 15 Shtator 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Bashkëpunimi Gjyqësor në Çështjet Civile dhe Komerciale”.

Trajnuese e angazhuar: znj. Donikë Qerimi, ligjëruese në Katedrën Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth evolucionit të kornizës institucionale dhe vendimmarrëse të sektorit të drejtës civile në BE, si dhe instrumenteve ligjore të cilat janë aktualisht në fuqi me qëllim të përafrimit dhe harmonizimit të ligjeve civile të BE-së.

Gjatë trajnimit u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit, duke zhvilluar diskutim interaktiv, prezantim të çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar, në mënyrë që të arrihen në tërësi objektivat e këtij trajnimi.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarë dhe bashkëpunëtor profesional.

Shpërndaje :