blog-post

Postuar më: 07-05-2026

Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile, komerciale dhe familjare në Bashkimin Evropian

Më 7 - 8 Maj 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me Qendrën e Luksemburgut të Institutit Evropian për Administratë Publike – EIPA, është duke realizuar trajnimin online me temë: “Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile, komerciale dhe familjare në Bashkimin Evropian”.

Trajnues të angazhuar janë: Dr. Claudio Matera, Ligjërues, Drejtor i EIPA Luxembourg – Qendra Evropiane për gjyqtarë dhe juristë, Dr. Cristina M. Mariottini, Ligjëruese në EIPA Luxembourg – Qendra Evropiane për gjyqtarë dhe juristë, Christiane Lamesch, Zyrtar I lartë për menaxhim të projekteve, Menaxher i Departamentit të Organizimit të Programit në Luksemburg.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësve të ju ofroj një pasqyrë të përgjithshme të instrumenteve kryesore të bashkëpunimit gjyqësor të BE- së në çështjet civile, tregtare dhe familjare, me vëmendje të veçantë në zbatimin e tyre në praktikë, interpretimin e tyre nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e tyre për vendet kandidate të BE- së që përgatiten të marrin pjesë në zonën evropiane të drejtësisë civile.

Metodologjia e trajnimit është kombinim i prezantimeve të ekspertëve me diskutime interaktive, duke u përqendruar në zbatimin praktik të instrumenteve të bashkëpunimit gjyqësor të BE-së.

Pjesëmarrësit analizuan vendimet kryesore të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, duke diskutuar shembuj praktikë që lindin në kontestet ndërkufitare dhe shkëmbyen përvoja në lidhje me zbatimin e drejtësisë civile të BE-së.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Niveli themelore nga Gjykatat e Kosovës dhe gjyqtarë e prokurorë publik të Maqedonisë së Veriut.

Shpërndaje :