
Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale
Më 11 Mars 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Albina Shabani Rama, Kryetare në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe z. Gazmend Çitaku, Drejtor i Departamentit për BJN në Ministrinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është zhvillimi i njohurive të pjesëmarrësve përkitazi me sferën e bashkëpunimit juridik në çështjet penale dhe njohuritë me legjislacionin e brendshëm, marrëveshjet me shtetet tjera, si dhe instrumentet ndërkombëtare në sferën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues: Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli Themelor.
Postuar më: 11-03-2025