blog-post

Postuar më: 14-04-2026

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale

Më 14 Prill 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Albina Shabani Rama, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe z. Gazmend Çitaku, Drejtor i Departamentit për BJN në Ministrinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me sferën e bashkëpunimit juridik në çështjet penale dhe njohuritë me legjislacionin e brendshëm, marrëveshjet me shtetet tjera, si dhe instrumentet ndërkombëtare në sferën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale.

Gjatë trajnimit do të përdoren metoda të kombinuara duke filluar nga prezantimi nga ana e trajnuesve dhe gjithashtu do të përdoret metoda interaktive me qëllim të nxitjes së diskutimeve përmes rasteve praktike

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë.

Shpërndaje :