blog-post

Postuar më: 17-10-2024

Bazat e Vendimeve mbi Rastet dhe Roli Gjyqësor/Prokurorial Mentorim për Bashkëpunëtor Profesional

Më 17-18 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI) i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Madhe dhe Ambasada e Mbretërisë së Madhe në Prishtine, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Bazat e Vendimeve mbi Rastet dhe Roli Gjyqësor/Prokurorial”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Nigel Povoas KC, ekspert.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në bazat e vendimeve mbi rastet dhe rolit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike, si dhe luajtjen e rroleve në seancat e mentorimit.

Përfitues: Bashkëpunëtorët profesional nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje :