
Çështjet aktuale në praktikën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhshmëri me praktikën e GJEDNJ sipas kërkesave në lëmin penale
Më 03 Tetor 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Çështjet aktuale në praktikën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhshmëri me praktikën e GJEDNJ sipas kërkesave në lëmin penale”.
Trajnues të angazhuar janë: Znj. Gresa Caka- Ish Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Hyseni, Gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe Dr.sc. Ahmet Imami, Anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është njohja me praktikën aktuale të kësaj gjykate sipas kërkesave në lëmin penale. Gjithashtu synim tjetër është avancimi i njohurive lidhur me vendimet kryesore të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhshmëri me standardet që zbaton në praktikë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).
Metodologjia e trajnimi do të kenë mundësin që përmes bashkëbisedimit interaktiv dhe shpjegimeve të trajnuesve të avancojnë njohuritë e tyre lidhur me çështjet kryesore nga praktika aktuale e Gjykatës Kushtetuese sipas kërkesave në lëmin penale, Gjithashtu pjesëmarrësit do të përfitojnë njohuri të reja mbi vendimet kryesore në praktiken aktuale të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në raport me praktikën e GJEDNJ lëmin penale.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Departamentit Special, Gjyqtarët dhe Prokurorë nga niveli Themelor, Prokuroret nga PSRK dhe bashkëpunëtor profesional nga gjyqësori dhe prokuroria.
Postuar më: 03-10-2025