Cilësia e kryerësve – kuptimi i personit zyrtar dhe Politika ndëshkimore për veprat penale të korrupsionit, Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale si dhe veprat penale nga Kapitulli XXVI, Kapitulli XXIII, Kapitulli XXX dhe Kapitulli XXIX të KPK-së
Më 09.06.2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjorë në fushën penale, me temë “ Cilësia e kryerësve – kuptimi i personit zyrtar dhe Politika ndëshkimore për veprat penale të korrupsionit, Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale si dhe veprat penale nga Kapitulli XXVI, Kapitulli XXIII, Kapitulli XXX dhe Kapitulli XXIX të KPK-së”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Naim Abazi, prokuror në prokurorinë Speciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me cilësitë e kryerësit si person zyrtar, veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, politikën ndëshkimore ndaj personave zyrtarë përfshirë edhe format e bashkëpunimit kriminal, veprat penale kundër narkotikeve, veprat penale kundër pasurisë si dhe veprat penale kundër rrezikimit të trafikut publik.
Metodologjia: Kombinim i shpjegimeve teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjorë nga Gjykatat dhe Prokuroritë e gjitha Regjioneve të Kosovës.

Postuar më: 09-06-2026