Cilësia e kryerësve – kuptimi i personit zyrtar dhe politika ndëshkimore për veprat penale të korrupsionit, bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale si dhe veprat penale nga Kapitulli XXVI, Kapitulli XXIII, Kapitulli XXX dhe Kapitulli XXIX të KPK-së
Me datë 02.07.2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjor në fushën penale me temë “ Cilësia e kryerësve – kuptimi i personit zyrtar dhe Politika ndëshkimore për veprat penale të korrupsionit, Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale si dhe veprat penale nga Kapitulli XXVI, Kapitulli XXIII, Kapitulli XXX dhe Kapitulli XXIX të KPK-së”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim: z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Valdet Gashi, zv. Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me cilësitë e kryerësit si person zyrtar, veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, politikën ndëshkimore ndaj personave zyrtare përfshirë edhe format e bashkëpunimit kriminal, veprat penale kundër narkotikeve, veprat penale kundër pasurisë si dhe veprat penale kundër rrezikimit të trafikut publik. Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorët profesional dhe zyrtarët ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë nga të gjitha Regjionet e Kosovës

Postuar më: 02-07-2026