Cilësia e kryerësve - kuptimi i personit zyrtar dhe Politika ndëshkimore për veprat penale të korrupsionit, Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale si dhe veprat penale nga Kapitulli XXVI, Kapitulli XXIII, Kapitulli XXX dhe Kapitulli XXIX të KPK-së
Me datë 04.08.2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjor në fushën penale me temë "Cilësia e kryerësve - kuptimi i personit zyrtar dhe Politika ndëshkimore për veprat penale të korrupsionit, bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale si dhe veprat penale nga Kapitulli XXVI, Kapitulli XXIII, Kapitulli XXX dhe Kapitulli XXIX të KPK-së”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim: z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Naim Abazi, prokuror në prokurorinë Speciale
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me cilësitë e kryerësit si person zyrtar, veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, politikën ndëshkimore ndaj personave zyrtarë përfshirë edhe format e bashkëpunimit kriminal, veprat penale kundër narkotikeve, veprat penale kundër pasurisë si dhe veprat penale kundër rrezikimit të trafikut publik.
Metodologjia: Kombinim i shpjegimeve teorike dhe diskutime interaktive
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorët profesional dhe Zyrtarët ligjor nga SKGJK-ja, Gjykatat dhe Prokuroritë nga te gjitha Regjionet e Kosovës

Postuar më: 04-08-2026