
Dëshmitarët e mbrojtur dhe dëshmitarët bashkëpunues
Më 29-30 Shator 2025, Akademia e Drejtësisë, ne bashkëpunim me IRZ në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Dëshmitarët e mbrojtur dhe dëshmitarët bashkëpunues”.
Trajnues të angazhuar janë: Prof. Dr. Guntge, Kryeprokuror Publik, Prof. Dr. Gubitz, Avokat, z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Apelit dhe z. Agron Qalaj, prokuror në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Qëllimi i këtij trajnimi është të ofrojë njohuri të thelluara dhe të qarta mbi trajtimin e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve të mbrojtur në procedurën penale në Kosovë, duke përfshirë kuptimin e rrezikut serioz, konceptin e anonimitetit, dallimet mes dëshmitarëve të mbrojtur dhe atyre anonimë, si dhe krahasimin e dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës me Ligjin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve. Do të diskutohen gjithashtu standardet dhe praktikat me të mira ndërkombëtarë.
Metodologjia e trajnimit do të zhvillohet me diskutime interaktiv, prezantimi i rasteve nga praktika gjyqësore e Kosovës rasteve studimi nga praktika gjyqësore e GJEDNJ.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Gjyqtarët e Departamentit Special, Prokurorë nga PSRK, Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli Themelor dhe bashkëpunëtor profesional nga Prokuroria.
Postuar më: 29-09-2025