blog-post

Postuar më: 26-03-2025

Dhuna ndaj Grave, Dhuna në Familje dhe Dhuna në Bazë Gjinore

Më 26 Mars 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, Projekti Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit janë duke e realizuar trajnimin “Dhuna ndaj Grave, Dhuna në Familje dhe Dhuna në Bazë Gjinore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Leonora Kadriu, prokurore në Prokurorinë Themelore në Gjilan z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjakovë Dr. Ariana Qosaj Mustafa, Eksperte vendore e angazhuar nga Këshilli i Evropës.

Qëllimi i këtij trajnimi është zhvillimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi konceptet kryesore, kornizat normative vendore dhe ligjet që lidhen me Dhunën ndaj Grave (DhNG), Dhunën në Familje (DhF) dhe Dhunën me Bazë Gjinore (DhBGj).

Metodologjia e trajnimit është me shpjegime të pjesshme teorike dhe raste nga praktika gjyqësore; diskutime interaktive dhe analizë të rasteve gjyqësore.

Përfitues: gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor.

Shpërndaje :